Publikohen pamjet kur sulmohen nga 4 persona. Identifikohen dhe shpallen në kërkim

Këto janë pamjet kur katër persona dhunojnë një person në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi mesditën e të premtes në lagjen nr.16. Siç duket nga pamjet, 30-vjeçari i cili u dhunua, po lëviz në trotuar kur katër persona që ndodhen në një automjet tip Benz zbresin dhe e ndjekin nga pas. Për tu shpëtuar, i riu futet ambientet e një Lavazhi, por agresorët e ndjekin dhe godasin me shkopinj bejsbolli.

Më pas 30-vjeçari u ikën dhe tenton të fshihet tek një servis automjetesh aty pranë, por sërish e ndjekin dhe e godasin me sende të forta. Katër dhunuesit janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Sipas policisë ata janë, Spartak dhe Kristi Selimi, Marsel Xhakollari e Erion Gura.

30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet rezultoi se konflikti i të premtes ndodhi pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur 1 javë më parë mes Spartak Selimit dhe vëllait të të dhunuarit, Hasani.

Pas këtij episodi dhune, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se policia e shtetit duhet t’i kushtojë gjithnjë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës së adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale.

Klan News