Elbasani në qetësi, qytetarët “festojnë” në shtëpi

Koronavirusi e theu traditën në qytetin e Elbasanit. Aktivitetet e planifikuara nga Bashkia u ndërprenë dhe qyteti është më i qetë se kurrë.

Të ndërgjegjshëm për situatën, qytetarët shprehen se këtë vit kanë vendosur të festojnë në vatrat e tyre familjare.

Edhe  Durrësi po e respekton karantinën. Pavarësisht temperaturave të larta dhe Ditës së Verës, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qëndruar në shtëpi.

Ata që shihen në lëvizje thonë se kanë dalë për punë ose për të bërë blerjet.

Ndërsa në një pjesë e tyre i respektojnë masat, ka nga ata që ankohen se nuk po gjejnë në farmaci elementë mbrojtës.

Patrullat e policisë vazhdojnë të mbajnë nën monitorimin situatën, për të ndëshkuar këdo që shkel urdhërin e shtetrrethimit.

Tv Klan