Koronavirusi, Pipero: Këtë javë shifrat do të shtohen me ritëm më të shpejtë

Koronavirusi, Pipero: Këtë javë shifrat do të shtohen me ritëm më të shpejtë

18:00 16/03/2020

I ftuar në programin “Historia ime” në TV Klan në një lidhje me Skype për të folur për situatën e krijuar në vendin tonë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit ishte mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Ai u shpreh se në këtë javë, por edhe javën tjetër pritet që shifrat të rriten me ritëm më të shpejtë.

Mirela Milori: Me këtë ritëm që duket si mendoni se do të jetë kjo javë?

Pëllumb Pipero: Ne jemi në fillim të kësaj epidemie, janë 7-8 ditë nga rasti i parë. Ndërkohë që sipas eksperiencës apo të dhënave që kemi nga vendet e tjera, siç është Kina apo Italia këto kohët e fundit, shifrat apo rastet vijnë duke u shtuar në mënyrë progresive, dy-tre javët e para, prandaj dhe mendoj, natyrisht nuk e dëshirojmë, por mendoj se shifat do vijnë duke u shtuar ndoshta me ritëm më të shpejtë këtë javë dhe javës tjetër.

Mirela Milori: Jeni gati të përballoni këtë furi, që presim këtë javë dhe javës tjetër?

Pëllumb Pipero: Kjo epidemi dëshmoi më së miri, që e gjithë bota ishte apo vazhdon të jëtë e papërgatitur për ta përballur. Pra është një fakt që duhet ta shohim në sy, nuk duhet ta mohojmë, e gjithë bota është kështu. Për më tepër vende që kanë kapacitete më të vogla e përballojnë më me vështirësi. Ndaj duke mos pasur endë një mjet efeketiv parandalues, siç janë vaksinat, e vetmja mënyrë për ta përballuar këtë epidemi është kufizimi i kontakteve dhe kufizimi i lëvizjeve./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo