Janë 239 amendamente që përfshihen në raportin e këtij viti rreth Serbisë. Raport i përgatitur nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian Dejvid Mekallister. Në raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë përfshihet edhe korrigjimi i kufijve.

Sipas mediave serbe, Parlamenti Evropian pritet të fillojë hartimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament për kompromisi në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Rëndësi të veçantë ka amendamenti i kompromisit me numrin rendor 25, që ka të bëjë me debatin rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe temën e shkëmbimit të territoreve.

Në fillim të tekstit i cili mund të jetë dhe version përfundimtar i raportimit të Parlamentit Evropian për Serbinë, por edhe për Kosovën, përmendet 

“e kaluara multietnike e Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu, përfaqësuesit evropianë nëpërmjet tekstit të raportimit rreth Serbisë përmendin shembujt e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Beogradit dhe Prishtinës ku në veçanti këmbëngulet në krijimin e bashkësive të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

/abcnews.al