Korrigjimi i kufijve të Kosovës është nga temat më të nxehta politike të muajve të fundit, në Kosovë, Serbi, por edhe Shqipëri. Por kush e ideoi marrëveshjen që mund të çonte në korrigjimin e kufijve? Kësaj pyetje, nëse ideja ka qenë e Vuçiç, Mogherinit, apo e Thaçit, Presidenti i Kosovës, ju përgjigj nga studioja e emisionit “Opinion” duke thënë se ideja ishte e tij.

“Është qesharake të mendohet se ideja se përfshirja e Medvegjës, Preshevës dhe e Bujanovcit përmes një procesi të korrigjimi të kufijve të jetë e Vuçiçit, apo e ndokujt tjetër. Është fat që të gjitha regjistrime e takimeve të mia si President i Kosovës në zyrën time me liderët e Medvegjes, Preshevës dhe Bujanovcit janë të regjistura. Edhe ata janë në në favor të një korrigjimi. Ideja për korrigjimin e padrejtësive historike duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin në territorin e Kosovës është e imja. Jam angazhuar në Samitin e Berlinit dhe sot, nesër, dhe jetësisht jam i vendosur. Po të flitet që ideator është Vuçiç është naivitet i madh. Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën, në idetë e tyre është ndarja e Kosovës. E theksoj se kjo kërkon përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Dallimi në mes shkëmbimit të territoreve që ka qenë ide e liderëve të caktuara shqiptarë dhe idesë sime për korrigjim ka dallim shumë të madh. Kurrë nuk kam pranuar shkëmbimin e territoreve”,

 deklaroi Presidenti, Hashim Thaçi.

/tvklan.al