Mbyllen lokalet dhe kufizohet qarkullimi i mjeteve

Për shkak të përhapjes së variantit britanik të Covid-19 në Kosovë qeveria ka ashpërsuar masat anti-Covid duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Nga data 12 deri më 18 Prill institucionet publike dhe private të arsimit paruniversitar do ta zhvillojnë mësimin online. Ndërkohë që nga data 6 deri më 18 Prill edhe universitet do jenë online.

Gjithashtu ndalohet veprimtaria e Qendrave të Mbyllura Tregtare përveç shërbimeve esenciale siç janë marketet ushqimore. Edhe lokalet e restorantet do të pezullojnë aktivitetet e tyre deri më 18 Prill.

Ndërsa shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë duhet të kenë me vete testin PCR negativ në të kundërtën duhet të vetëizolohen për 7 ditë.

Tv Klan