Jo më tre doza vaksine për të hyrë në kosovë

Nga mesnata secili qytetar që dëshiron të hyjë në territorin e Kosovës këtë mund ta bëjë në pikat kufitare në rast se posedon dëshminë se ka marrë dy doza të vaksinës jo më larg se 12 muaj dozën e fundit, një dozë të vaksinës bashkë me testin PCR negativ apo dëshminë se ka kaluar Covid-19 në 90 ditët e fundit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ashpërsimi i masave kishte për qëllim ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë ka mohuar t’i kenë lehtësuar masat pas presioneve të shumta si nga bizneset ashtu edhe nga vendet e rajonit.

Me masat e reja ora policore do të vlejë nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, ndërsa gastronomisë dhe veprimtarive të tjera ekonomike i është zgjatur orari deri në orën 23:00.

Vazhdojnë të mbeten të mbyllura klubet e natës, ndërsa nuk lejohen as ahengjet, dasmat si dhe organizimi i festivaleve e koncerteve.

Tv Klan