Kosova po hedh hapa gjigande në klasifikimin e FIFA-s. Dardanët janë në vendin e 131 për muajin Nëntor. Një përmirësim prej 6 pozicionesh falë fitoreve të thella me Maltën dhe Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve.

Një sukses për Kosovën që e mbylli në krye të grupit duke u bërë pjesë e Play Off të Ligës D. Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes prej fillimit të vitit është ngjitur me 47 pozicione në renditjen e FIFA. Gjatë 2018 nuk njeh asnjë humbje. Shqipëria mbetet në vendin e 60 edhe për këtë muaj.

Kuqezinjtë u mundën thellë 4 – 0 nga Skocia në Ligën e Kombeve, por fituan me rezultatin 1 – 0 miqësoren me Uellsin. Pozicionimi më i mirë gjatë këtij viti ishte vendi i 56, në Prill dhe Maj. Kreun e klasifikimit në FIFA e ka sërish Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Tv Klan