Kosova është federata anëtare më e re e UEFA-s. Kongresi i mbajtur të Budapest vendosi me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme për pranimin e Federatës Kosovare të Futbollit. Vendimi nuk arrit me lehtësi, pasi fillimisht u votua kundër ndyshimit të statutit të UEFA-s.

Më pas u kërkua nga kreu i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe drejtori ligjor i organizmit Europian, Alasdair Bell, që vendimin ta merrnin vendet anëtare.

Fadil Vokrri, President i FFK-së: “

Shumica e federatave sportive janë pranuar ndërkombëtarisht dhe ka mbetur vetëm futbolli dhe ky është një mesazh nga e gjithë Kosova për gjithë ju që të t’i hiqen kufizimet dhe të bëhet pjesë e UEFA-s”.

Armand Duka, President i FSHF-së:”

Në ekipin tonë kemi shumë futbollistë që janë nga Kosova, por nuk na pengon aspak që Kosova të jetë pjesë e UEFA-s”.

Zërat më të fuqishëm kundër ishin Serbia dhe Zvicra.  Kjo e fundit i frikësohet eksodit të lojtarëve të saj, të cilët kanë lindur në Kosovë, apo kanë prindër nga ky vend.

Kosova bëhet kështu anëtarja e 55 e UEFA-s dhe tani shpreson që të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Vendimi i UEFA –s i hap rrugë shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për t’u pranuar edhe në FIFA, në kongresin që do të mbahet më 12 dhe 13 Maj, në Meksike. Me anëtarësimin në UEFA, Kombëtarja e Kosovës do të përfshihet në eliminatoret e kampionatit të ardhshëm europian. Ndërsa ekipet e kampionatit të Kosoves, prej sezonit të ardhshëm, do të përfshihen në garën për kupat e Europës, Champions dhe dhe  Europa League.

TV Klan