Ahmetaj: Brenda pak ditësh nis rindërtimi edhe në Laç

Vetëm për rindërtimin buxheti i shtetit ka akorduar për këtë vit një shumë prej 34 miliardë Lekësh.

Ministri Ahmetaj që doli në konferencë për të bërë një përmbledhje të gjithë ecurisë së programit të rindërtimit thotë se pas vlerësimeve të detajuara në çdo shtëpi, fshat e lagje të gjithë perimetrit të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ka rezultuar se kostot e dëmeve i kalojnë 1.1 miliardë Euro, e llogaritura në fillim të vitit.

“Nëse në Konferencën e Donatorëve u referuar një raport ku dëmet ishin mbi 1.1, tani këto dëme sigurisht detajohen deri tek dëmtimet e mureve. Buxheti i shtetit ka 34 miliardë për vitin 2020, nga të cilat 31 miliardë janë burime të brendshme dhe 3 miliard janë donacione private, apo edhe nga shtete të ndryshme”.

I pytur lidhur me mundësinë e ndihmës financiare për sipërmarrjet që mbyllen nga masat më të fundit anti-Covid ministri Ahmetaj nuk e përjashton një gjë të tillë.

“Për çdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës, klubet e natës, do të reflektojë që në ditën e orës së vështirë, kush është forca politike, kush është lideri që përgjigjet”.

Ahmetaj lajmëron se zona më e dëmtuar e Laçit e marrë përsipër për t’u rindërtuar nga qeveria turke brenda pak ditësh do të kthehet në kantier ndërtimi.

Tv Klan