Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot një mbledhje ku është hedhur shorti për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021. 

Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se shorti ka përcaktuar që Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Po sot është marrë vendim dhe për “Për  miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”.

Po ashtu janë miratuar dhe modelet dhe specifikimet e  shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.