Komisioni Qëndror i Votimeve ende nuk ka bërë shpalljen zyrtare të rezultateve të referendumit të Kushtetutës. Pas mbërritjes së të gjithë procesverbaleve nga komiosionet e qendrave të votimit ne rrethe, Komisioni Qëndror i Votimeve ka bërë verifikimet e tyre për të nxjerrë rezultatet përfundimtare.

Nga mbledhja e fundit e këtij komisioni nga ku pritet të bëhet dhe shpallja e këtyre rezultateve ka nisur e tensionuar. Përfsqësuesit e Bashkimit për Demkoraci kanë kërkuar verifikimin e provesverbaleve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Lushnjes ku sipas tyre janë bërë manipulime.

Në shifrat që ishin paraqitur sot Tirana rezulton me 47% pjesëmarrje, Durrësi 38%, Elbasani 53% dhe Lushnja 67%. Në shkallë vendi % shkon në 50.57%. Brenda ditës së sotme komisioni duhet të bëjë shpalljen e rezultatit./tvklan.al