Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, institucioni i Autoritetit të Mediave Audiovizive ndau raportin vjetor të angazhimeve dhe detyrave kryesore gjatë 2023-it.

Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi, u shpreh se një nga prioritet e institucionit në 2023 e që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim edhe këtë vit, është forcimi i luftës kundër piraterisë televizive, rast për të cilat ama ka vendosur edhe penalitetet vitin e kaluar.

“Për të parandaluar dhe evituar rastet e ritransmetimit të paautorizuar të eventeve të drejtpërdrejta, nga subjekte të cilat nuk kanë të drejta”, tha Krasniqi.

Madje për të siguruar një konkurrence të drejtë dhe të ndershme në treg dhe për të mbrojtur edhe të drejtat e transmetimit të blera nga institucionet mediatike kryesore në, vend AMA, ka propozuar ndryshime të reja ligjore.

“Parashikohet të futet koncepti i piraterisë televizive në ligj dhe ndëshkueshmërisë së saj”, shtoi drejtuesja e AMA.

Një tjetër iniciativë e rëndësishme që AMA ka marrë është nisja e diskutimeve me grupet e interesit për të çuar përpara procesin e Matjes së Audiencës, për të cilën Shqipëria ende nuk e ka.

Tv Klan