Krepa veror

Krepa veror

14:27 25/07/2019

Përbërësit:

250 gr miell

250 gr qumësht

4 vezë

Pak vaj

Për mbushjen

100 gr mozarella

100 gr pana

100 gr pomodorini

100 gr proshutë

1 qepë e ëmbël

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas hedhim vezët, kripë, piper, vaj dhe i përziejmë me mikser. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin. Pasi kemi përgatitur brumin vendosim tiganin që të ngrohet dhe pjekim krepat.

Ndërkohë në një tas përgatisim sallatën me pomodorini, proshutë, sallaturina miks, qepë të ëmbël, kripë, piper, borzilok dhe me të mbushim krepat.

Ndërkohë në një tenxhere ngrohim panën dhe shtojmë në të djathin e grirë dhe e hedhim mbi krepa. Krepat e përgatitur i shoqërojmë edhe me pak djathë mozarella./tvklan.al

Të ngjashme
UKT