Krijohet muzeu i parë nën det. E kanë titulluar “Akropoli i detit” dhe bëhet fjalë për një anije të epokës së Greqisë së Lashtë, e gjetur nën ujërat mes Peristera dhe Alonissos, në zonën verilindore të vendit.

Sot është hapur për herë të parë, duke bashkuar antiken dhe inovacionin, me objektivin edhe për sensibilizim mbi argument si ruajtja e ekosistemeve dhe trashëgimisë.

Teknologjia është pjesë mjaft e rëndësishme e këtij muzeu, pasi janë instaluar një rrjet i tërë telekamerash, por edhe një software për ruajtjen e vendit arkeologjik, gjë që deri më sot nuk ishte realizuar kurrë më parë.

Anija e mbytur në shekullin e V p.e.s në brendësi të saj ka ende 3500 amfora dhe enë që shërbenin për tregti mes popujve në ujërat e Mesdheut. Sipas studiuesve, mendohet se këto amfora kanë qenë të mbushura me verë dhe hedh dritë mbi flukset tregtare të periudhës, që ndryshe quhet edhe si periudha e Arte e Athinës, duke mbartur një rëndësi historike.

Të zhytesh atje poshtë dhe të mundësh të shohësh me sy këtë mrekulli që mbërrin nga 2500 vjet larg nesh, është diçka e jashtëzakonshme, shpjegojnë arkeologët që e kanë studiuar.

Akropoli i detit, është një projekt pilot, i pari i kësaj natyre dhe mund të jetë pikënisja për kthimin në të tillë edhe të siteve të tjera arkeologjike nënujore në Greqi.

Klan Plus