Krijohet mini-truri në laborator, dhe rritet me të njëjtin ritëm të zhvillimit të trurit të njeriut. Ky është rezultati i një analize gjenetike të universitetit të Californisë në Los Angeles dhe të Standford University, studim të cilin e kanë publikuar në revistën Nature Neuroscience.

Sipas kërkuesve, këto organe të vogla, të rritura në laborator, me origjinë nga qelizat staminale njerëzore, do të shërbejnë si modele për studimin e sëmundjeve neurologjike, kryesisht skizofrenisë dhe demencës.

Deri më sot mendohej se organet e kultivuara në laborator, mbi të cilat do bëheshin kërkime, mendohej se qëndronin të bllokuara në një stad zhvillimi të ngjashëm me atë të fetusit. Por grupet e punës kanë kultivuar si asnjëherë deri më sot, për 20 muaj këto organe, dhe kanë vërejtur avancimin e tyre njësoj si në trupin e njeriut, duke ndjekur kështu një të ashtuquajtur ore biologjike të brendshme.

Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm dhe shpjegohet se arrihet pjekuria post-lindje në rreth 280 ditë kultivim dhe më pas nisin të riprodhojnë aspekte tipike të trurit fëminor. 

Klan News