Një grup kërkuesish krijojnë në laborator një enzimë që dekompozon plastikën në pak ditë. Arritja është e jashtëzakonshme, pasi mund të shpëtojë planetin nga ndotja e plastikës që qëndron si mbeturinë për shekuj me radhë. Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature dhe në studimin e Universitetit të Teksasit theksohet se është krijuar një proteinë që është në gjendje të ndajë elementët që përbëjnë plastikën Pet.

Madje e pastrojnë plastiken dhe e riciklojnë, pra bëhet sërish e pastër për t’u ripërdorur. Dekompozimi si proces në fazën studimore u krye brenda një jave, që është një kohë mjaft e shkurtër dhe shumë e rëndësishme.

Metoda e re e emërtuar Fast-Pet është në gjendje të dekompozojë 51 lloje plastike në kushte të ndryshme Pehashi dhe temperature. Dhe pas këtij procesi vlen të theksohet se për të krijuar plastike të re nuk duhet përdorur sasi tjetër nafte.

Klan News