Krishtlindjen e festojnë edhe robotët. Mes dritave shumëngjyrëshe, kapuçëve të Babagjyshit dhe atmosferës festive, ata urojnë nga laboratorët e mbarë botës.

Komuniteti i tyre është populluar me robotë nga të gjitha llojet, nga fatorino, kuzhinierë, ndihmës shumë të mirë në paketimin e dhuratave, të cilët të gjithë bashkë nën ritmin e këngëve tipike të periudhës së festive të fundvitit, urojnë komunitetin e humanëve.

Të gjithë këto makineri inteligjente që shfaqen në këtë video, janë realizuar nga kompania gjermane FZI dhe nga kompania kanadeze Mecademic. Ata shfaqen gjatë procesit të punës teksa me duart e tyre me precision të lartë paketojnë në kutitë tipike festive dhe elegante çokollata e ëmbëlsira.

Klan Plus