Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tre prerje shiriti brenda një paraditeje dhe pas dy muajsh tre rrugë të përfunduara, sipas parametrave inxhinjerike. Kryetari i bashkisë Edi Rama së bashku me ministrin e Financave njëkohësisht dhe deputeti i kësaj zone, Anastas Angjeli, kanë prerë sot shiritin për fillimin e punimeve në rrugën Mihal Grameno. Me sytë e tyre deputeti Angjeli dhe kreu i bashkisë, kanë parë me sytë e tyre amortizimin e rrugëve.

Edi Rama, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Siç e kam thënë dhe herë tjetër ne po bëjmë në këtë fazë, aq sa nuk është bërë në dhjetë vjet të mbledhura së bashku”.

Ndërsa deputeti i zonës Angjeli thotë:

Anastas Angjeli:- “Kjo gjithnjë, sipas një parimi, që ne iu kemi premtuar edhe qytetarëve dhe elektoratit, të cilin unë dua ta theksojë përpara tyre, që ne kemi bërë shumë, por kemi shumë për të bërë”.

Stafi i bashkisë, pas kësaj rruge është vendosur në një tjetër segment, “Bajram Curri” nga stacioni i fundit i Tiranës së Re e deri tek shkolla “Teknologjike”. 71 milion lekë të reja do të përdoren nga firma fituese Euroteorema, e cila pritet t’i përfundojë këto punime pas 60 ditësh./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti