Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dita e Sulltan Novruzit, perveçse pushim për të gjithë politikanët dhe institucionet pa dallim feje është dita e festës të të gjithë bektashinjve shqiptarë. Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve sot ka hapur dyert dhe pritur qindra qytetar, që kujtojnë ditën e lindjes së profetit të tyre Imam Ali.

Sot bota alevjane dhe komuniteti bektashi bën thirrje për paqe dhe dashuri. 22 Marsi është dita e re e ekuinoksit pranveror, ditë kur rilind shpresa dhe dëshira për të ardhmen. Të gjithë besimtarët bektashinj luten për tu afruar sa më shumë tëk zoti. Një javë pas kurban Bajramit, kjo festë e bektashinjve vjen më rite dhe përgatitje të tjera. Baba Edmond Brahimi thotë:

Baba Edmond Brahimi:- “Në këtë ditë si rregull bëhet ëmbëlsirë, bëhet edhe një kurban për nder të imam Aliut. Në këtë ditë ne shpërndajmë qumësht dhe sherbet, se edhe profeti Muhamed, kur i thanë se Imam Aliu ka lindur, e mori pas tre ditësh i cili në gojë mbantë dy gishta një me qumësht një më mjalt, që e ushqenin”.

Vizitat zyrtare në Kryeqyshatë nisin me ministrin e shtetit pranë kryeministrit, Ilir Zela, zv/ministri i punës Gjergj Leka, për tu pasuar më vonë me presidentin Mejdani dhe bashkëshorten e tij. Ish-kryeministri Majko, ministri i Arsimit Ethem Ruka dhe krerë të tjerë të PS. Për të nderuar këtë festë kanë ardhur edhe krerë të besimeve të tjera, Hafiz Sabri Koçi, kreu i komunitetit mysliman. Kryepeshkopi Anastas dhe përfaqësuesja e Dervish Hatixhesë. Më të veçuar dhe në orar të ndryshëm është dukur opozita, Bashkimi për Demokraci dhe kreu i PD Berisha.

Sulltan Novruzi është festa që nuk ndryshon asnjëher ditë. Kjo ditë e sotme ju ka dhënë mundësi besimtarëve ta festojnë ashtu siç ata e besojnë. Sulltan Novruzi sjell pranverën që për të gjithë bektashinjtë, përkthehet Ditë e Re./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti