Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Ilir Meta.

Kryeministri Ilir Meta:- “Qeveria besoj se do të mund të ishte gati deri ditën e hënë”.

Gazetari:- Zoti Meta, Ministria e Informacionit do të ekzistojë?

Kryeministri Ilir Meta:- “Edhe një herë tjetër u thashë se nuk mund të jap një konfirmim përfundimtar sepse siç e shikoni jemi vazhdimisht në një proces konsultimesh. Mendoj se mund të lindi përsëri nevoja për konsultime të tjera por mendoj se kemi arritur në përgjithësi një mirkuptim i cili thjesht ka nevojë për disa plotësime. Sa më shpejt që të jetë e mundur megjithatë mund t’ju them se të gjithë ministrat e kabinetit Majko janë në krye të detyrës, po përmbushin detyrimet e tyre dhe kjo nuk sjell probleme shqetësuese për vazhdimin e qeverisjes së vendit dhe asnjëlloj vakumi”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame