“Shkoni në punë me autobusë”

Kryeministri britanik Boris Johnson, do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e nesërme, ku do të inkurajojë popullin që të kthehen fizikisht në punë dhe të fillojë lëvizjen duke përdorur transportin publik. Johnson pritet të theksojë se është koha që njerëzit të kthehen në vendet e tyre të punës. Për momentin qytetarët po punojnë nga shtëpia nëpëtmjet platformave online, ndërsa transporti publik shihet si zgjedhja e tyre e fundit.

Nëpërmjet fjalëve sensiblizuese, Johnson do t’i tregojë popullit se Britania është më e sigurtë dhe se mund të kthehen në zyrat e tyre, duke përdorur transportin me autobus apo tren. Shumë kompani të transportit publik, janë skeptike në fillimin e transportit publik  sipas rregullave që do të vendosen nga autoritete përkatëse.

Ndërkohë që do të flitet për ndryshime, kthimi i punonjësve në vendet e punës fizikisht pritet të ndodhë muajin tjetër. Por mendohet se punëdhënësit nuk do të jetë në gjendjet të detyrojnë personelin që të kthehen fizikisht, nëse këta të fundit refuzojnë. Guvernatori i Bankës në Anglisë, shpreh shqetësimin se refuzimi i qytetarëve për të shmangur transportin publik, po mban “peng” ringritjen e ekonomisë dhe fatin e shumë bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare.

Ai theksoi se qeverisa duke filluar nga kryeministri duhet të rikthejnë besimin e publikut për të lëvizur me transportin publik. Në rast dështimi për të bindur njerëzit për t’u kthyer fizikisht në vendet e punës do të ishte  diçka e  papërballueshme për Britaninë, pasi do të ishte një recesion për një kohë të  gjatë.

Klan Plus