Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka uruar në mënyrë korrekte xhudisten kosovare, për medaljen e artë që fitoi në Rio 2016.

Sa i përket zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk na ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën. Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtar mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara

”, ka thënë Vuçiç.

Majlinda Kelmendi bëri historinë të dielën e kaluar duke fituar të parën medalje olimpike për Kosovën, debutuese në një aktivitet të këtij niveli. Ajo mundi në finale italianen Odette Giuffrida. /

tvklan.al