Puna për spitalin e ri të Fierit vazhdon. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga kantieri ku po ndërtohet spitali i ri.

“Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial, Fier”, shkruan kryeministri në Facebook duke shtuar se kjo e premte është dita e 30 e punimeve.

Në muajin Janar, gjatë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit Erdogan në Turqi u arrit marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit. 

Mes dy liderëve është vënë një “bast”, me Erdoganin që ka premtuar se do ta ndërtojë spitalin rajonal për vetëm 3 muaj./tvklan.al