Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen sërish sot në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano njoftoi se në tavolinën e diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit në Ohër vitin e kaluar, por nuk u zbatua nga palët.

Javën e kaluar në Bruksel dështoi edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Tv Klan