Kryeprokurori Arben Rakipi i pyetur për arrestimin e 6 ish funksionarëve demokratë si dhe për deklaratën e Nanos për ngrirjen e procesit gjyqësor, shprehet se ai në propozimin e tij ende nuk është i qartë. Gjithashtu thotë se amnistia ose ndërmjetësimi nga organizmat ndërkombëtarë që flitet, deri më tani nuk mund ti konsiderojë si ndërhyrje të politikës.

“Ndërhyrje mund të quhej nëse dëmtohej hetimi”-qartëson ai.

“Përsa i përket akuzës krime kundër njerëzimit ky nuk është një abuzim sepse ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Mars 1997.  Arrestimi i 6 ish funksionarëve demokratë ka qënë i drejtë përderisa po përpiqemi të hedhim bazat e para të ndërtimit të shtetit dhe të krijimit te Organeve të Drejtësisë, të Prokurorisë si dhe të Organeve të Pavarura.”-tha Rakipi.

Pamje Kryeprokurori Arben Rakipi intervistë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili