Përfaqësues të Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë zhvilluar një takim sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Çela.

Sipas njoftimit zyrtar, në fokus të bisedimeve ka qenë forcimi i bashkëpunimit në hetimin e krimit ndërkufitar.

Një delegacion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga kryeprokurori i saj Zejnullah Gashi kreu një vizitë një ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Çela. Takimet u fokusuan në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive respektive, përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive, nxitjen e komunikimit të drejtpërdrejtë mes palëve, si dhe u vlerësuan mundësitë për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore në të ardhmen në kuadër edhe të Projektit të Drejtësisë Penale për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim./tvklan.al