Holanda shpartallon Turqinë, Franca kthehet te 3 pikët

Holanda regjistroi fitoren më të thellë të mbrëmjes së të martës në kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm për zonën Europiane. Tulipanët mposhtën 6-1 Turqinë, në një sfidë të dominuar që në minutat e para.

Depaj ishte më i miri në fushë me tre gola dhe një asist, pikërisht ky i dhënë te goli i Klasen. Edhe te goli i dytë ishin sërish kjo dyshe ajo që dhuroi spektakël. Sulmuesi i Barcelonës ishte fantastik edhe te goli i tretë, një penallti që tundi rrjetën me stil Panenka.

Mbetja me 10 futbollistë e Turkëve ia bëri më të lehtë portokallinjve, të cilët arritën të gjenin edhe tre herë rrjetën në pjesën e dytë. Depaj shënoi për 4-0 për tu ngjitur dhe në krye të garës për golashënues të kualifikueseve me 7 gola dhe 3 asiste pas 6 sfidave.

Kjo fitore e ngjit Hollandën në krye të grupit G me 13 pikë, aq sa Norvegjia që mposhti 5-1 Gjibraltarin. Në ndeshjet e tjera, Franca u rikthye te fitorja pas 5 sfidave, me gjelat që mposhtën 2-0 Finlandën, Danimarka shpartalloi 5-0 Izraelin, Kroacia likujdoi 3-0 Slloveninë dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe Portugalia në transfertën e Azerbajxhanit të drejtuar nga ish-trajneri ynë i kombëtares, Xhani de Biazi.

Klan News