Mjekët japin këshillat për pushuesit

Pickimet nga insektet e ndryshme janë shkaku kryesor i alergjive që ndodhin gjatë stinës së verës. Mjekët alergologë kërkojnë një vëmendje të shtuar nga pushuesit, veçanërisht për pickimet nga grerëzat dhe bletët, që në individë të caktuar mund të shkaktojnë edhe fatalitete.

Mjekja këshillon përdorimin e antialergjikëve për pickimet nga mushkonjat, ndërsa rastet e rënda duhet t’i drejtohen urgjencave mjekësore.

Mjekët alergologë këmbëngulin se personat që dyshojnë për alergji duhet ta vërtetojnë atë duke kryer testimet. Çdo grupmoshë sipas tyre është e predispozuar, por më të ndjeshëm ndaj alergjive janë fëmijët.

Tv Klan