Në spektaklin gjigand të humorit “Zemër Luana”, me moderatore dhe autore Luana Vjollca, të ftuarit kanë qenë personazhe që duhen dhe kërkohen shumë nga publiku dhe kanë dhuruar emocione të vërteta këtë mbrëmje, por gjithashtu nuk kanë munguar as deklaratat e forta dhe të papriturat.

Në këtë mbrëmje përvec të ftuarve ishin dhe këngëtarët e mbrëmjes ata që janë përfshirë në lojëra duke dhënë deklarata shumë të forta.

Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka ishin dy këngëtarët e kësaj mbrëmjeje, të cilët bashkë më Irkencin, Olsin dhe Besin u përfshinë në sfidën “Mos shko si cjapi te kasapi” , sfidë ku djemtë kishin shuplaka të mëdha dhe kur përgjigjia e pyetjes identifikonte njërin prej tyre të gjithë duhej t’i qëllonin me shuplakë atij personi.

Në këtë rast pyetja ishte “Cili flirton më shumë prej jush?”. Pasi të gjithë djemtë qëlluan Lorencin, ai shpërtheu duke bërë deklaratën e fortë: “Kujdes nga të martuarit” .

Sigurisht një shaka kjo bërë për miqtë e tij, duke qenë se të gjithë janë të martuar apo në një marrëdhënie serioze./tvklan.al