Një nga shqetësimet më të mëdha të individëve që kanë një lëkurë të yndyrshme është kujdesi për të gjatë muajve të nxehtë të verës.

Temperaturat e larta e bëjnë fytyrën të djersitet dhe kjo mund t’iu shkaktojë edhe probleme me irritimin dhe krijimin e akneve, për shkak të ekspozimit edhe më të madh ndaj pluhurit dhe mikrobeve.

Por ajo çfarë studiuesit sugjerojnë janë disa hapa të thjeshtë, që ju ndihmojnë në menaxhimin e fytyrës së yndyrshme.

Një hidratues i lehtë

Kjo do e mbajë lëkurën tuaj të shëndetshme, por duhet të keni kujdes të zgjidhni atë që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Ky është hapi themelor.

Pastroni fytyrën

Është e rëndësishme për ju që të mbani lëkurën tuaj të pastër gjatë gjithë kohës. Sepse në këtë mënyrë bëni të mundur pastrimin e poreve dhe parandaloni shfaqjen e akneve.

Maska për fytyrën që thithin vaj

Kjo është mënyra më e lehtë për të eleminuar vajin e tepërt nga fytyra. Ka shumë maska të disponueshme në treg, të cilat mund t’iu ndihmojnë. Këto maska gjithashtu i japin freski dhe gjallëri fytyrës tuaj.

Kini kujdes me makeup-in

Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, evitoni një makeup që është tepër i rëndë sepse kjo mund të sjellë acarim të fytyrës tuaj. Gjithmonë para gjumit pastroni fytyrën nga makeup. Keni kujdes edhe me produktet e ndryshme kozmetike qe vendosni në fytyrë./tvklan.al