Përfundoi barazim pa gola dhe ky rezultat është mëse i drejtë. Kukësi dhe Qarabag u ndanë në paqe, të cilën nuk e kërkuan. Në fakt të dy skuadrat me franksione loje tentuan të shënonin.

Armando Cungu kishte vendosur skuadrën e tij në mbrojtje për të gjetur hapësira pas krahëve të skuadrës mike, por azerët e kishin bërë edhe këtë llogari dhe në çdo rast kundërsulmi mbroheshin me të paktën 3 lojtarë. Si Kukësi ashtu edhe Karabag nuk rrezikuan realisht portat kundërshtare.

Ashtu siç e kishin planifikuar, kualifikimi do t’i mbetet ndeshjes së kthimit që do të luhet në Baku, më 1 Gusht.

Deri atëherë skuadrat do të duhet të ndryshojnë strategjinë e lojës për të qënë të suksesshëm. Qarabag që luan në fushën e vet do të jetë favorite edhe për faktin se është ekip me shumë eksperiencë në garat ndërkombëtare.

Tv Klan