Trajneri Dobi: Fatin tonë duhet t’a bëjmë vetë

Vendi i fundit në Superligë e vë Kukësin në një situatë të vështirë. Për trajnerin Dobi asnjë ndeshje, asnjë kundërshtar nuk është i lehtë.

Ndeshja e radhës është kundër Laçit që ka regjistruar 4 humbje radhazi. Tekniku e ka motivuar skuadrën që të mos falë pikë në asnjë ndeshje pasi sikurse thotë, nuk i duhet lënë gjë në dorë të fatit.

Ndeshja tjetër e së shtunës do të jetë Egnatia-Kastrioti.

Tv Klan