Pas një fitoreje të rëndësishme, Kukësi vjen në përballjen e javës së 17 me bindjen se Partizani nuk është i pathyeshëm. E thotë këtë ish mbrojtësi i të kuqve Gëzim Krasniqi.

Gëzim Krasniqi: Partizanin ta ulim me këmbë në tokë.

Ish-futbollist i partizanit, tashmë zv/trajner i Kukësit Rraman Hallaci tregon se i kanë studiuar të kuqtë

Rraman Hallaçi: Janë të kujdesshëm, nuk dalin shpesh para portës por kur dalin të bëjnë gol…

Partizani – Kukësi është ndeshja më e rëndësishme e javës por që do të luhet pa tifozë pasi skuadra e kryeqytetit mori një ndëshkim nga komisioni i disiplinës. Takime të tjera interesante pritet të jenë Laçi – Tirana dhe flamurtari – Kamza.

Tv Klan