FSHF: Ende një ide, por duhet miratim edhe nga UEFA dhe FIFA

Federata Shqiptare dhe ajo e Kosovës po mendojnë të përfshijnë klubet në një aktivitet të përbashkët nën emrin Kupa “Nënë Tereza”. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tregon përse erdhi kjo ide.

Për këtë organizim, dy federatat po mendojnë të shmangin kupat përkatëse.

“Nëse do të zhvillohet ky aktivitet do të shmanget Kupa e Shqipërisë se numri i ndeshjeve shkon shumë”.

Do të luajnë 102 ekipe, nga kategoritë superiore, e parë dhe e dytë Kosovës dhe Shqipërisë për një total më shumë se 200 ndeshje. Shpenzimet do të jenë të mëdha dhe për këtë arsye do të kërkohet mbështetje edhe nga qeveritë e dy vendeve. Por më parë, projekti duhet të kalojë në filtrat e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Në momentin që do të vijë aprovimi nga FIFA dhe UEFA atëherë do kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. FIFA dhe UEFA janë duke e shqyrtuar dhe do japin përgjigje besoj pozitive”.

Ky aktivitet do të jetë i ndarë në dy faza, ajo e parë eliminatore dhe e dyta me 32 skuadra. Ndeshjet parashikohen të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Tv Klan