Sapo kishte blerë shtëpinë për të cilën kishte punuar e kursyer një jetë, 42-vjeçarja Amber Hall u trondit nga ajo që gjeti. Insider shkruan se në muret e shtëpisë së saj të re në Centennial të Kolorados u gjetën 10 gjarpërinj në më pak se dy javë.

Amber u tmerrua kur gjeti disa ditë rresh gjarpërinj në dhomat e gjumit dhe në tualet. Ajo shpenzoi më shumë se 1 mijë dollarë për t’i hequr nga shtëpia, por makthi nuk kishte të mbaruar.

Ajo pikaste vazhdimisht gjarpërinj dhe në muret e garazhit, apo pranë derës kryesore. Kur ajo vendosi dorën tek një e çarë muri, kuptoi se aty mund të fshihej një fole e tërë gjarpërinjsh.

“Unë dhe fëmijët e mi kemi frikë të flemë, kemi frikë të përdorim tualetin sepse gjarpërinjtë mund të dalin në çdo moment. Nuk kam guxim as të paketoj gjërat e mia se kam frikë se mund të jenë futur në kuti”, tha ajo për mediat.

Amber shprehet se gjarpërinjtë mund të kishin më shumë se dy vite në atë shtëpi, kjo pasi ishin të mëdhenj.

“Kjo është shtëpia ime e parë. Unë kam punuar gjithë jetën time për të dhe nuk mund ta shijoj. Fëmijët e mi mund ta shijojnë atë. Jam tmerruar për vdekje,” tha Hall.

Teksa rasti ka shokuar dhe kompaninë e pasurive të paluajtshme me të cilët ajo nënshkroi kontratën, ende nuk dihet se çfarë masash do merren për Amber dhe fëmijët e saj./tvklan.al