Personi që shikoni në foto është Kostandinos Kaçifa. I veshur me rroba të ushtrisë greke, banorë të fshatit Bularat kanë konfirmuar për

tvklan.al

identitetin e tij. Minoritari 35-vjeçar jeton në Athinë dhe prej 1 jave ka shkuar në fshatin e tij në Bularat të Dropullit. Ai qëlloi paraditen e sotme forcat e policisë së Gjirokastrës me breshëri kallashnikovi.

Policia ishte dislokuar në fshatin Bularat pasi zhvillohej festa në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Por, autori sapo pa uniformat blu fillimisht qëlloi me armë në ajër, më pas në drejtim të makinës së policisë. Fatmirësisht, asnjë efektiv nuk u lëndua, por u thye vetëm xhami i automjetit. Konstandinos Kaçifas u largua në thellësi të fshatit dhe sërish hapi zjarr ndaj policisë pasi u vunë në ndjekje të tij. Aktualisht ai është i shpallur në kërkim.

Në Bularat kanë shkuar forcat RENEA duke patrulluar nga terreni dhe duke kërkuar nga ajri me helikopter për të gjetur autorin e dyshuar. Burime nga Policia e Gjirokastrës i thanë

tvklan.al

se 35-vjeçari është i pajisur edhe me 3 karikatorë të tjerë kallashnikovi. Mësohet gjithashtu se Konstandinos Kaçifa  është i divorcuar. /

tvklan.al