Elis Rroshkodoli mbeti i vrarë këtë të premte në Shkodër. Ai u qëllua me armë teksa po pinte kafe në një lokal.

Emri i tij është shfaqur më herët në mediat e huaja. Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2023 në Rumani pasi goditi me thikë pronarin e një rrjeti lokalesh atje, Jean Sasu.

Siç kanë shkruar mediat asokohe 36-vjeçari e ndoqi shënjestrën e tij për dy ditë.

Në fotot më poshtë duket Roshkodoli që pasi është ngritur nga tavolina, i ka shkuar nga mbrapa pronarit të lokaleve dhe e ka goditur me thikë. Pas kësaj, Rroshkodoli u arratis dhe nuk u kap dot.

Emri i tij do të dilte sërish në skenë, kësaj here në Shqipëri, ku u vra teksa po pinte kafenë.

Rroshkodoli nga ana tjetër ka qenë anëtar i një bande kriminale në Belgjikë, e specializuar në vjedhje. Në vitin 2014 autoritetet njoftuan shkatërrimin e kësaj bande e përbërë më së shumti nga shqiptarë.

Mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe 36-vjeçari Rroshkodoli./tvklan.al