Në rubrikën e sotme “hitparade i absurdit shqiptar”, emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar disa video të denoncuara nga qytetarët.

Një video e sjellë në redaksinë e emisionit, tregon sesi transportohet mishi në spitalin e Shkodrës, në kohën kur koronavirusi është përhapur zyrtarisht edhe në Shqipëri. Mishi transportohet me një karrocë të sajuar pa asnjë standard higjieno-sanitar.

Në Domje të Vorës, banorët ankohen se nuk ka ujë në rubineta, edhe pse zyrtarët e shëndetësisë flasin në çdo moment për larjen e duarve dhe ambienteve, në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

Në Kamëz tubat e shkarkimit të pallateve kullojnë ujë.

Ndërsa në vdeon tjetër, një makinë transporton fëmijët e shkollës në Papër Sollak, duke u futur përmes lumit.

Janë këto disa nga episodet që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”. /tvklan.al