Delegatët: Të shqetësuar për krizën brenda PD

Delegatët firmëtarë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD në datën 11 Dhjetor kanë vijuar edhe ketë të diel, të ndarë sipas degëve të bëjnë trasparencën duke lexuar emrat përpara gazetarëve.

Firmëtarët e formularëve të Beratit, Kuçovës, Kamzës, Dajtit dhe njësisë numër 2 në kryeqytet kanë arsyetuar dhe domosdoshmërinë e mbledhjes se datës 11 Dhjetor.

Prej disa javësh formularët e firmosur nga 4200 delegatë ndodhen të depozituar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Ndërkohë një javë përpara Kuvendit të 11 Dhjetorit delegatët për herë të parë janë pajisur kartë elektronike të cilat përmbajnë kod sigurie ku është i vendosur barkod identifikues.

Tv Klan