Kuvendi i Kosovës, debat për situatën e pandemisë




Kuvendi i Kosovës, debat për situatën e pandemisë

15:48 27/01/2022

Opozita: Qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës

Deputetët e opozitës kanë kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në vend. Në seancën e jashtëzakonshme ku është debatuar për pandeminë ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se shifrat e larta të të prekurve me Covid-19 janë epilog i paaftësisë së qeverisë.

Ai ka hedhur kritika edhe për masat ashpërsuese ndaj atyre që hyjnë në Kosovë.

“Qeveria ka bërë dy gabime ose ka hezituar për ta lexuar situatën ose e ka lexuar gabimisht. Çka ndodhi me masat çfarë efekti dhanë masat. Është efekt regresiv. Sot kemi mbyllje të qendrave sportive të ngjashme. Qeveria nuk ka hezituar për masa por interes nuk ka pasur dhe ka vendos kufizime mbi qytetare”.

Masat e ndërmarra i ka arsyetuar para deputetëve ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Masat që i kemi marrë për parandalimin janë rezultat i balancimit të faktorëve te situatës në vend e rajon”.

“Masat nuk kanë rënë nga qielli por rezultat i kujdesshëm. Jemi Qeveri që nuk marrim vendime që merr ad-hoc e shkel e shko. Jemi qeveri që merr vendime duke u bazuar në konsultime të vazhdueshme. MSH i kanë propozuar këto masa pas konsultimeve me ekspertë”.

Numri i rasteve me Covid-19 dy javët e fundit është rritur dukshëm dhe po dominojnë moshat nga 0 deri 19 vjeç. Për këtë arsye 99 shkolla kanë kaluar në mësim online.

Tv Klan













Të ngjashme