Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha për statutin e ri.
Mësohet se Kuvendi nuk ka pasur kritika për këto ndryshime dhe i ka miratuar në bllok.
Përmes këtyre ndryshimeve synohet zgjerimi i kryesisë, Këshillit Kombëtar, shtimin e sekretariateve dhe atë të nënkryetarëve.
Tashmë në Kuvendin Kombëtar të PD do të votohet për Këshillin e ri Kombëtar, ku delegatët do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj./tvklan.al