Votohet me konsensus ngritja e komisionit hetimor për mbetjet urbane

Pas rreth 10 orë diskutimesh Kuvend ka miratuar të gjitha projektligjet që ishin për diskutim në seancën plenare.

Kështu janë miratuar me votat e mazhorancës socialiste projektligji që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, huaja që OSHEE do të marrë nga BERZH si dhe buxheti faktik i vitit 2020.

Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për mbetjet urbane. Ky komision që do të kontrollojë ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane.

Për ngritjen e tij është arritur konsensus paraprak mes PS e PD ndaj është miratuar me 117 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm 1 votë abstenim.

Klan News