Kuvendi ka rrëzuar një tjetër dekret të Presidentit Ilir Meta, që ky i fundit e kishte kthyer në parlament për rishqyrtim. Bëhet fjalë për ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”.  Dekreti i Presidentit u rrëzua me 83 kundër, ndërsa 10 deputetë abstenuan.

Sipas Metës, ligji dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pas shkollë”. Po ashtu ai arsyetoi në momentin e kthimit të ligjit se cenohet meritokracia në Forcat e Armatosura.

Ndryshime ligjore sipas Presidentit cenojnë piramidën e drejtimit në ushtri. Prandaj kreu i shtetit bëri thirrje që të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi./tvklan.al