Ylli i muzikës pop Kylie Minogue ka njoftuar turneun e saj nëpër botë.

Turneu do të nisë në vendin e saj Australi gjatë muajit shkurt, dhe më pas ajo do të performojë në Azi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Njëzet data janë shpallur deri më tani, por Minogue tha se do të ketë të tjera. Këngëtarja australiane njoftoi gjithashtu albumin e saj të ardhshëm të titulluar Tension II, vazhdim i albumit të vitit 2023 që përmbante hitin fitues të çmimeve Grammy, Padam Padam.

Albumi do të publikohet më 18 Tetor. Turneu dhe albumi janë pritur me emocione dhe me pak stres. Arsyeja është se një koncert në Newcastle përkon me festivalin e Eurovizionit që do të mbahet në Zvicër gjatë muajit Maj.

Minogue u bë e famshme fillimisht falë pjesëmarrjes në telenovelën australiane Neighbors në vitet 1980 dhe më pas u bë një yll i muzikës pop duke numëruar shumë hite përgjatë dekadave.

Klan News