KZAZ-të vijojnë punën – TV KLAN

KZAZ-të vijojnë punën

Injorojnë kërkesat e bashkive të opozitës

Kërkesa e kryebashkiakëve të forcave opozitare drejtuar KQZ-së për lirimin e ambienteve të përcaktuara për Komisionet Zonale të administrimit zgjedhor, nuk ka ndikuar në punën e këtyre të fundit. Në KZAZ nr. 43 të Bashkisë Rrogozhinë, puna po vazhdon normalisht për zgjedhjet lokale.

Sot një kamion i KQZ ka sjell materiale të tjera zgjedhore si edhe kutitë e dhomave të votimit. Sekretari i kësaj KZAZ dhe anëtaret e tjerë janë duke punuar për sistemim e tyre.

Sekretaret dhe kryetaret e KZAZ thonë se nuk kanë asnjë njoftim nga KQZ, institucioni i vetëm nga i cili thonë se marrin urdhër. Edhe  kryetarët e bashkive nuk ju kanë komunikuar në mënyrë shkresore thonë ata, lirimin e ambienteve.

I kontaktuar nga Tv Klan Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, thotë se nuk do të kenë reagim nga KQZ për të urdhëruar lirimin e ambienteve, atëherë ata do të ndërhyjnë vetë për heqjen e materialeve. Ndërsa në Shkodër edhe pse puna vijon në asnjë nga KZAZ nuk janë afishuar listat përfundimtare të zgjedhëseve.

Në të gjitha qytetet KZA-të  janë marrë në mbrojtje dhe ruhen nga oficer të policisë së shtetit. Janë 27 bashki të drejtuara nga tre parti të opozitës që i kërkuan një ditë më parë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lirimin e ambienteve të KZAZ-ve dhe heqjen e listave të zgjedhësve. Kjo si detyrim pas dekretit të Presidentit për të shfuqizuar 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. Por KQZ e cilëson si nul dekretin e presidentit dhe ka kërkuar vijimin e punës për procesin zgjedhor.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*