Teknikët e Laboratorit Mjekësor të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë protestuar sërish për të kundërshtuar partneritetin me privatin për shërbimin e tyre.

Pas nënshkrimit të kontratës së këtij partneriteti, teknikët do të kalojnë në varësi të koncensionarit, e pikërisht kjo pikë ka shtuar frikën për vendin e punës mes specialistëve.

Janë 18 laboratorë mjekësorë dhe 700 teknikë në të gjitha spitalet rajonale, që përfshihen në këtë partneritet. Ministria e Shëndetësisë më herët është shprehur se vetëm 150 mjekët do të kenë një kontratë me shtetin.

Tv Klan