Kurbinasit triumfojnë në transfertë

Laçi fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin në fushën e Vllaznisë për javën e 18 të Superligës. Një sfidë ku golat u shënuan në pjesën e dytë.

Nuabueze realizoi fillimisht për kurbinasit që shfrytëzuan një gabim në mbrojtje të shkodranëve. Imeri barazoi përkohësisht rezultatin. Laçi nuk u dorëzua dhe shënoi me Harmon për të marrë sërish avantazhin.

Kurbinasit zhvilluan minutat e fundit me 10 lojtarë, pasi Obanor u ndëshkua me karton të kuq. Humbjen e fundit Vllaznia e kishte pikërisht ndaj Laçit në fazën e parë.

Diferenca mes dy skuadrave tani është 7 pikë, por mundësi për tu afruar kanë edhe ndjekësit e tjerë.

Tv Klan