Lajme nga bota : Çështja Pinoçet  ka hyrë në javën finale së zgjidhjes së saj. Dhoma e Lordëve në Angli do të vendosë se çfarë do të bëhet me diktatorin kilien, nëse do të “mbulohet” me mantelin e imunitetit diplomatik apo do të vendoset që të ekstradohet në Kili. Në Madrid kanë filluar manifestimet, vend ky nga ku u nis procesi i gjykimit ndaj Pinoçetit. Në Gjykatën e Brukselit janë dërguar dhe  dëshmi nga shtatë qytetarë të cilët e akuzojnë Pinoçetin për dhunim të të drejtave të njeriut.

Policia britanike e cila dy muaj më parë zbuloi një rrjet pedofilik në internet, ka vendosur ti publikojë fotot e 300 fëmijëve viktima të pedofilisë dhe të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së tyre. Fëmijët të cilët kanë qënë protagonistë të mijëra materialeve pornografike kanë qënë të moshave të mitura duke pasur si limit moshën 2-vjeçare. Nga bashkëpunimi i policisë me Interpolin, janë vënë në pranga 100 persona të cilët ishin krerët e rrjetit pedofilik që shfrytëzonin fëmijë nga vende të ndryshme të botës.

Izraeli njoftoi të dielën heqjen e plotë të bllokimit të vendosur të Çisjordanisë dhe Rripit të Gazës, gjë që do tu japë mundësi 80 mijë palestinezëve të kthehen të punojnë në Izrael. Ky vendim i cili u zbatua sot, u vendos si pasojë e masave të marra nga autoritet palestineze kundër organizatave terroriste.

Pamje protestues spanjollë në Londër për Pinoçet. Izrael Rripi i Gazës, Benjamin Njetanjahu./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori