Lajme nga bota: Pas kontrolleve të policiëe mbrëmë janë ndaluar në Moskë, 2200 kriminelë dhe janë zbuluar 74 bomba, si dhe janë sekuestruar 11 tonelata eksploziv.

Tre persona dyshohen për shpërthimin në Dagestan dhe dy të tjerë për shpërthimet në Moskë. Dje në Kaukaz, Ushtria Ruse ka bombarduar qindra baza të rebelëve.

Putin ka deklaruar se kufiri Rusi-Çeçeni do të blindohet. Presidenti Çeçen Asllan Mashadov ka akuzuar se e gjitha kjo është një komplot për të arritur tek komandimi i naftës. Në Timorin Lindor sot mbërrijnë forcat e para të kaskave blu.

Sot komanda australiane vendoset në kryeqytetin lindor të ishullit. India sot ka zhvilluar turin e tretë të zgjedhjeve elektoralë. Dy partitë kryesore ajo Nacionaliste dhe Partia Kongresiste e Sonja Gandit janë në garë./tvklan.al

Gazetar: Mirela Milori